Janinë/ Shkatërrohet banda e shpërndarjes së drogës, drejtues 33-vjeçari shqiptar

407
Shkatërrohet banda e shpërndarjes së drogës në qytetin e Janinës. Mësohet se policia e Janinës gjatë aksionit ka mundur të vërë në pranga 8 persona, mes tyre një shqiptar 33-vjeçar, që sipas policisë konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal. Shtatë personat e tjerë të arrestuar janë shtetas të huaj, mes të cilëve pesë burra dhe dy gra të moshave nga 30-54 vjeç. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i bandës u bë pas hetimeve disa javore të policisë së Janinës, e cila sekuestroi 1 kilogramë heroinë dhe disa doza kokaine e heroine të ambalazhuara gati për t’u shitur, një shumë parash prej 955 Euro, 17 celularë dhe një makinë që përdorej nga anëtarët e rrjetit për të shpërndarë lëndët narkotike në këtë rajon. Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Janinës për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sigal