“Jam kamikaz i ISIS”, mesazhi që vuri në panik Shtëpinë e Fëmijës, në Sarandë

553
“Jam kamikaz, jam i ISIS – Allahu Akber”. Këto fjalë të thëna nga një 34-vjeçar kanë përhapur panik në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, aty ku Fatjon Habibi kishte hyrë furishëm duke terrorizuar fëmijët. Ka qenë roja i Shtëpisë së Fëmijës i cili ka njoftuar policinë menjëherë sapo dëgjoi fjalët kërcënuese të 34-vjeçarit për një sulm të mundshëm kamikaz. Fatjon Habibi u arrestua këtë të premte nga Policia, pasi u shpall në kërkim gjatë të mërkurës. Shqiptarja.com mëson se Habibi është besimtar mysliman dhe praktikues i këtij besimi fetar. 34-vjeçari shkon rregullisht në xhaminë e “Xhermëhallës” në Delvinë, fakti i cili evidentohet edhe nga fotot që 34-vjeçari ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Por përpos kësaj, burime për Shqiptarja.com nga Policia e Sarandës thanë se ka dyshime që Fatjon Habibi të jetë i sëmurë mendor.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së të mërkurës, një mesazh kërcënues sërish nën siglën e ISIS ju adresua shefit të Policisë Rrugore të Sarandës. “Jemi ISIS, ditë të këqija do të vijnë edhe për ju”. Kërcënimi është dërguar me mesazh në celularin personal të shefit Leonard Xhindi. Policia dhe Prokuroria e Sarandës nisën hetimet për të zbuluar autorësinë e këtij mesazhi. Në fakt, që pas sulmeve terroristë që tronditën Parisin të premten e 13 nëntorit, të shumta kanë qenë alarmet edhe në Shqipëri. Kërcënime mes të rinjsh, shakara në Facebook si “terroristë të ISIS”, apo edhe alarme false për bombë. Mbetet e çuditshme se si kjo “fushatë” alarmesh për sulme është përhapur kaq vrullshëm dhe shpejt edhe në vendin tonë. 
Sigal