Ja zonat problematike nga reshjet dhe era e fortë: Çfarë pritet të ndodhë

491
Temperatura në ulje, borë në zonat malore, erë e fortë dhe reshje të dendura shiu. Është ky parashikimi për motin, ndërsa IGJEUM paralajmëron edhe zonat që rrezikohen nga reshjet e shumta.
Sipas parashikimit reshje intensive priten në Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Shkodër. Në këto qarqe për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës.
Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 meter mbi nivelin e detit.
Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
TEMPERATURAT
(e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16
në vendet e ulëta: 11 / 15
në vendet malore: 4 / 9 °C.
ERA
(e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë

Sigal