Ja si shfrytëzohen vajzat shqiptare në Itali, 1 mijë euro në muaj tutorit për 3 m2

465
Në Itali të prostituosh është e ligjshme por jo shfrytëzimi për të cilën, parashikohet një dënim deri në 6 vjet burg. Emisioni “Le Iene” në Itali bën publik një investigim ku tregon si funksionon shfrytëzimi i prostitucionit. Për të ndihmuar në këtë hetim angazhohen dhe dy bashkëpunëtorë shqiptarë. Grupi investigativ shkon në një rrugë dytësore në Milano që të çon në Pavia e cila kontrollohet nga shqiptarë. Një vajzë prostitutë thotë se i paguan 1 mijë euro në muaj tutorit shqiptar që ajo të lejohet të ushtrojë prostitucion në atë rrugë. “Kemi numëruar 20 prostituta shqiptare në këtë rrugë” thotë gazetari investigativ. Gjatë emisionit vërtetohet se “Shqiptarët mbrojnë deri me luftë territorin e tyre dhe e monitorojnë ditë e natë”.
Sigal