Ja sa kilogram kokainë u kapën në aksionin e policisë në ‘Don Bosko’…

534
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme, ku te zona e “Don Boskos” qëlluan me armë për të ndaluar tentativën e dy trafikantëve për të çarë postbllokun e tyre.

Burime konfidenciale, bëjnë të ditur se është arrestuar shoferi i plagosur Bledar Peçi i njohur si trafikant droge, si edhe një shoku i ti, ndërsa janë bllokuar rreth 3 kg kokainë.

Njoftimi i plotë i Policisë
Seksioni për hetimin e narkotikëve ka disponuar në rrugë operative informacion se shtetasi B. P., ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e “Don Boskos”.

Më datë 01. 08. 2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar.
Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P., po lëvizte me automjetin tip “Citroen”, së bashku me shtetasin A. M.,në zonën e “Don Boskos”.

Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka lëvizur me shpejtësi duke bërë disa manovra të rrezikshme të cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet të ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të automjetit, ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B. P., i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën.

Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B. P., 27 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruat në mjetin tip “Citroen”, në pjesën e këmbëve të pasagjerit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lëndës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë është kryer kontrolli i banesës së shtetasit A. M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe një sasi kartëmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B. P., është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit…

B. P., dhe A. M., ndaj të cilëve do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal.
Sigal