Ja pse ndodhi aksidenti në Gjirokastër

453
Policia e Gjirokastrës arrestoi dje dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën dy ditë më parë dhe për pasojë shkaktuan tre viktima, dy prej të cilëve fëmijë. Grupi hetimor ka qëndruar në vendin e ngjarjes plot gjashtë orë, ku në përfundim doli me konkluzionin se fajin më të madh për aksidentin e rëndë e ka pasur drejtuesi kosovar me pasaportë zvicerane, Irfan Hasanaj.
31-vjeçari ishte drejtues i “Nissan”-it me targa zvicerane ZH 750960. Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e furgonit me targa AA 760, LI Hasan Dedja, 58 vjeç banues në kryeqytet. Nuk është i qartë ende motivi i arrestimit të tij, por nuk përjashtohet fakti i tejmbushjes me pasagjerë, si dhe shpejtësia. Makinat që u përfshinë në aksident vinin nga drejtime të ndryshme, teksa qarkullonin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Ndërkaq, shpejtësia e “Nissan”-it dyshohet të ketë qenë 145-160 km/h, në një zonë ku ndalohet parakalimi dhe detyrimisht me shpejtësi të reduktuar deri në 30 km/h. Kjo dhe për faktin se bëhet fjalë për një aks nacional me lidhje anësore tw njw rruge qw tw ccon drejt fshatit Mashkullorë.
Sigal