Ja letra e lamtumirës nga biznesmeni i vetvarur

489
Falimentimi i biznesit në Tiranë çoni në vetëflijim një 48­ vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigracioni dy vite më parë.
Pronari i një pastiçerie në kryeqytet, i identifikuar si Fatmir Myrto, i dha fund jetës duke u vetëvarur në depon e shtëpisë së prindërve të tij, në fshatin e lindjes në Palavli, Bashkia Delvinë. Viktima u gjet i vetëvarur me litar, ndërsa në vendin e ngjarjes blutë gjetën edhe një letër ku i ndjeri u kërkonte të falur babait, motrave, por edhe vajzave të tij për aktin që po kryente. “Nuk mund ta duroja dot më këtë jetë. Gjithçka e kam humbur”, mësohet të ketë shkruar viktima në letrën që kishte lënë dhe që u gjet në vendin ku është vetëflijuar. Viktima Fatmir Myrtaj, apo siç njihej me dokumentacione me emrin Jorgo Marto, pasi ka jetuar e punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Tirana në fshatin Palavli, për të parë të atin, i cili prej disa vitesh ndodhet në shtrat i paralizuar.
Mësohet se 48– vjeçari Fatmir Myrto, prind i tri vajzave, pas divorcit nga bashkëshortja, është larguar nga Greqia. Pasi divorcit në shtetin grek, ku kishte shumë vjet që punonte e jetonte, ai ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe u vendos në Tiranë. Me paratë e fituara nga puna në emigracion, Myrto vendosi t’i futet rrugës së biznesit, duke hapur një pastiçeri në kryeqytet. Kjo zgjati rreth 2 vjet, por biznesi mesa duket i ka ecur keq dhe nuk e ka përballuar dot financiarisht pagesën e punonjësve në të.
Për këtë shkak ai vendosi ta mbyllte pastiçerinë, dhe ditën e enjte është drejtuar për në fshatin e lindjes për të vizituar babain e sëmurë. Dy ditë më pas, ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u lënë familjarëve të tij një letër ndjese për aktin e vetëflijimit, ku theksonte se ai kishte humbur gjithçka dhe se nuk mund ta përballonte më jetën.
Sigal