Ja kush janë tre vajzat e zhdukura sot në Pogradec

660
Tre vajza të mitura janë denoncuar të humbura, në fshatin Selcë të poshtme të Pogradecit. Shtetasi Bashkim Çollaku, 45 vjeç, ka deklaruar se dy vajzat e tij, shtetaset Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku , 14 vjeç, sëbashku me fqinjën e tyre, me inicialet A.B 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre. Policia e Pogradecit bëri me dije se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave, ndërsa janë marrë në pyetje të afërm të të dy familjeve. Hetimet janë përqendruar në dy pista, në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur sëfundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundëshm drejt Maqedonisë. Me qëllim hetimin e plotë dhe gjithëpërfshirës, burime nga policia bëjnë me dije se karakteristikat e vajzave u janë dhënë dhe Policisë Kufitare dhe autoriteteve maqedonase dhe greke.
Sigal