Ja kush janë dy viktimat e masakrës në Vlorë

523
Dy persona humbën jetën nga breshëritë me kallashnikov mbrëmjen e djeshme ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani”, pranë Bashkisë së Vlorës, ku ka mbetur viktimë Ilir Deromemaj, rreth 53 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pronar i një pike eurollotoje në këtë lagje, si dhe Dhimitër Çani, rreth 60 vjeç, banues po në Vlorë. Këta të dy ndodheshin në një tavolinë, në pjesën e jashtme të lokalit të basteve, bashkë me moshatarin e Deromemajt, Krenar Runaj, 53 vjeç, edhe ai banues në lagjen “Partizani”.
Sigal