Ja kush ishte Simon Gjeta i FNSH

64
Kreu i FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në krye të detyrës, ishte emëruar si drejtues i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në qytetin verior, rreth një vit më parë. Gjeta ishte 49 vjeç dhe babai i dy fëmijëve. Ai ishte nga Rrësheni me origjinë, por jetonte prej pak vitesh në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës. 49-vjeçari kishte mbaruar Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, dhe më pas kishte kaluar në forcat e policisë. Mësohet se para emërimit në krye të FNSH, 49-vjeçari ishte larguar nga radhët e uniformave blu, për t’u angazhuar sërish vitet e fundit. Simon Gjeta humbi jetën mbrëmë në fushën e sulmit të krimit, ku hyri në banesën njëkatëshe të autorit, që ta zinte në befasi. Ndërsa, efektivi nuk doli më prej asaj dere, pasi u ekzekutua nga autori i armatosur me kallashnikov.