Ja kush është “princesha shqiptare e kokainës”

397
Organet policore të Italisë kanë shoqëruar nga burgu deri në aeroportin e Rinasit shqiptaren, Eva Preka. 34­vjeçarja me dy nofka, nga punonjëset e seksit e njohur si “Princesha Eva” dhe në trafiku e kokainës si “Zonja e Bardhë” është dënuar në vitin 2011 me tre vite e katër muaj burg.
Në atë kohë u arrestua nga Policia e San Remos pasi u kap me afro 1 kg kokainë të pastër në një operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës që drejtohej nga partneri i saj. Asaj iu dha masa arrest shtëpie por humbi gjurmët në qershor 2013. Më pas u kap në nëntor të vitit 2014 në Milano, ku kishte nisur biznesin e shoqërimit me eskortë luksoze. Preka kishte shtrirë aktivitetin e saj në Milano dhe Romë duke shoqëruar klientë të pasur në restorantet dhe hotelet më të mira, dhe të gjthë këtë e kishte bërë duke përdorur emra të rremë.
Duke pasur jetë luksi ajo organizoi dhe një spektakël mode në Milano, duke bërë dhe selfie me njerëz të njohur si Lele Mora dhe i postonte ato në rrjetet sociale. Nisur nga këto foto, hetuesit zbuluan aktivitetin e saj dhe e arrestuan. Tashmë që i ka mbetur periudha e fundit e dënimit, ajo është dëbuar nga Italia si masë alternativë.
Sigal