Ja kush është nusja që shpenzoi 1 milion lekë me të dashurin

450
Kjo që shihni në foto është nusja që prishi 1 milion lekë me të dashurin. Tashmë është hedhur dritë mbi vjedhjen e 10 milionë lekëve në një banesë në Sarandë, të cilat i kishte marrë nusja e shtëpisë për t’ia dhënë dashnorit. 
Vjedhja e parave u denoncua rreth tri vite më parë nga një banor i lagjes Nr.4 të Sarandës. Sipas policisë, ka qenë pikërisht nusja, Lorena Arapi, 24 vjeçe, që në bashkëpunim me dashnorin e saj nga Berati kanë vjedhur 10 milionë lekë në banesën e vjehrrit të saj, Skënder Arapi. 
“Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor të vitit 2012, kur në banesë është konstatuar vjedhja e shumës së parave. Denoncimi është bërë që atë ditë nga Skënder Arapi, kryefamiljari, por ngjarja kishte mbetur e pazbardhur”, bënë të ditur burime të Policisë për “Panorama”. Shkak për zbulimin e vjedhjes së parave tri vite më parë është bërë një lëvizje e dyshimtë e nuses së shtëpisë.
Sigal