Ja kush është monstra që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeç

478
Policia ka zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Peshkopi, ku një 46 vjecar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, vetëm 15 vjece. Burime policore bënë të ditur se rksperiza mjeko-ligjore ka dalë në konkluzionin se Guri Përgjegji, 46 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën minorene.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përgjegje, në zonën administrative të Kastriotit, në Dibër. Policia ishte njoftuar një ditë më parë në rrugë operative, se një minorene me inicialet E.P, 15 vjeçe, ishte në gjendje të rëndë psikologjike, për shkak të një agresioni.
Një patrullë e policisë e gjeti në banesën e xhaxhait të saj minorenen, që jetonte me babain dhe njerkën në këtë shtëpi që shihni në këto pamje. Pasi u dërgua në policinë e Peshkopisë, ajo u mor në pyetje nga një prokuror në prani të njerkës dhe një psikologu.
Gjatë seancës, ajo ka rrëfyer në detaje momentet e tmerrit, se si e kishte përdhunuar babai i saj biologjik. Rreth orës 11 të së enjtes, ata gjendeshin bashkë në një zonë me pyll në afërsi të fshatit, ku ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas kësaj është larguar duke e lënë vajzën në gjendje shoku. Policia arrestoi 46 vjecarin pas 12 orësh, ndërsa ishte fshehur në një shtëpi të braktisur. Veç dëshmisë së vajzës, dhe ekspertiza mjeko- ligjore ka konfirmuar përdhunimin e minorenes.
Sigal