Ja kush është mjeku që fshehu armën e Elton Çiçaj

496
Lidhur me ekzekutimin e Elton Çiçajt në lokal dy ditë më parë, blutë e Tiranës janë ende duke vijuar hetimet. Një person është arrestuar me akuzën e “prishjes së skenës së ngjarjes”. Bëhet fjalë për mjekun Redjan Rraja, 31 vjeç, nga Nikel i Fushë-Krujës. Mjeku ka qenë mik dhe ulur në tavolinë me viktimën Çiçaj, kur ky i fundit u ekzekutua me dy plumba. Sikundër është bërë me dije edhe më herët, viktima ishte me pistoletë me vete kur ndodhi ngjarja. Çiço e mbante armën në çantën e tij, ndërsa mjeku e mori pistoletën dhe tentoi ta fshihte. Ky fakt u bë i ditur dje edhe nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës. Për këtë arsye, mjeku akuzohet se pengoi për zbulimin e së vërtetës.
Sigal