Ja kush është lazaratasi që qëlloi policinë

142
Pas të shtënave me armë gjatë mesditës në Tiranë, tashmë është identifikuar se kush ishte lazaratasi që qëlloi policinë. Shtetasi Bako Buzheri nga Lazarati, është personi që qëlloi me grusht punonjësin e policisë tek “Zogu i Zi” në Tiranë, gjë që detyroi uniformat blu të qëllonin 4 herë me armë në ajër, në mënyrë që të neutralizonin të kërkuarin. Gjatë momentit të arrestimit, atij iu gjet edhe një sasi e vogël kanabis sativa, ndërkohë që ishte në kërkim nga policia. 30 vjeçari ka qenë i arrestuar më parë nga uniformat blu dhe i dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me 21 vite burgim. Ai ishte akuzuar për pengmarrje dhe rrëmbim personi.