Ja kush është i riu që aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve

472
Sigal

I riu që shihni në foto është 20-vjeçari Andrea Memollari. Ai u arrestua nga policia sot pasdite si shkaktari i aksidentit të frikshëm te rruga “Jordan Misja” në Tiranë. Memollari aksidentoi për vdeje 37-vjeçaren Dhurata Prifti. Kjo e fundit i doli para makinës në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijët e saj. Ajo u godit nga makina dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Ndërsa i riu Memollari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa orë më pas, nga këqyrja e kamerave të sigurisë nëpër rrugë, policia kreu arrestimin e tij.