Ja kush është gruaja që ndërroi jetë pas aksidentit fatal

458
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku për pasojë një grua ndërroi jetë. Automjeti tp “Benz” përplasi shtetasen Dhurata Doku, 37 vjeç, sportiste e klubit “Studenti” së bashku me dy fëmijët e saj. Mësohet se në momentin e aksidentit, nëna ka shtyrë dy fëmijët dhe i ka dalë përpara makinës.
Doku nuk arriti ti shpëtojë vdekjes nga plagët e rënda që i kishte shkaktuar aksidenti, ndërsa dy fëmijët e saj ndodhen në spital. Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili u largua menjëehrë pas aksidentit. Ai është shtetasi Andrea Memollari.
Sigal