Ja kur vendos Gjykata për nipin e Enverit dhe 8 anëtarët e grupit “Xibraka”

451
Apeli për Krimet e Rënda ka shqyrtuar sot ankimimet e bëra nga të pandehurit e dosjes “Xibraka”. Në seancën e sotme u shqyrtuan ankimimet e Ermal Hoxhës dhe 8 të pandehurve të tjerë.
Avokatët mbrojtës të Ermal Hoxhës kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar.
Avokati i tij argumentoi se Ermali kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhën dhe se ai miqësisht i ka kërkuar të shoqërojë kolumbianët deri te fabrika, ku u gjet edhe droga. Por sipas tij, klienti i tij, Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë bëhej në atë fabrikë.
Prokurori është dakord me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, por kërkon lënien në fuqi të fajësisë.
Në përfundim të seancës së sotme për çështjen “Xibraka” u vendos që vendimi përfundimtar të shpallet me 15 nëntor.
Sigal