Ja çfarë shkruante gruaja përpara se të mbytej nga i shoqi

499
Gruaja e cila dyshohet se është mbytur nga ana e të shoqit kishte shkruar një letër përpara se të vetëvritej. Suela Sula ka shkruar se ndihet e zhgënjyer nga jeta. “Ndihem e zhgënjyer nga jeta. Kam kaluar momente që nuk mendoja se do ti kaloja”, ka shkruar ajo. Letra u lexua nga ana e prokurorëve të çështjes. Sadedin Sula ka thënë se letra nuk ishte shkruar nga bashkëshortja pasi e njihte shkrimin e saj. Ai madje ka shtuar se nuk është as vrasësi i bashkëshortes, akuzë kjo e ngritur nga ana e prokurorisë. Bashkëshorti ka mohuar vazhdimisht se ka qenë ai vrasësi i bashkëshortes.
Sadedini ka thënë se e ka gjetur gruan e tij të varur me litar në mobilerinë ku punonte dhe se shenjat e gishtave të gjetura në qafën e saj ishin shenja gishtërinjsh që i kishte lënë pasi ia kishte matur pulsin. Pavarësisht versionit të tij, Gjykata Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg” për Sadedinin.
Në fakt ka qenë vetë Sadedin Sula që ka raportuar vdekjen e bashkëshortes në polici, duke thënë se ishte varur me litar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe se kishte ngritur dyshime. Kjo pasi edhe versionet e dhëna nga ana e Sulës kanë ndryshuar dhe ka qenë tepër konfuz në deklaratat e tij në polici.
Sigal