Ja çfarë bëri vrasësi i Mario Majollarit pas ekzekutimit, dalin detaje

570
Pas ngjarjes së rëndë ku u egzektua me 4 plumba një 28 vjeçar në zonen e Kinostudios kanë dalë edhe detaje të reja nga hetimi për këtë çeshtje.
Sipas Gazetës Shqiptare vrasjen e Mario Majollarit e ka kryer një person i cili ka kryer vrasjen dhe me pas është larguar në këmbë ndërmjet rrugicave që të çojnë drejt Tufinës. Më pas sipas burimeve policore, vrasësin e pret një automjet gri të cilin policia nuk e ka identifikuar ende.
Ndërkohë policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë – Krujë nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund të jete përdorur nga organizatoret e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.
Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjarët e Kastriot Gjuzit. Ata kane thënë se kontaktin e fundit me të e kane pasur mesditën e se martës dhe me pas nuk e kanë pare.
Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bërë ata të shqetësohen. Pavarësisht këtij fakti ata mohojnë që Kastriot Gjuzi të jetë autor i vrasjes e Mario Majollarit.
Sigal