Izraelitët fusin në Shqipëri 1 mln euro, hetohet për pastrim parash

568
Sigal

Krimi ekonomik dhe prokuroria e Tiranës procedojnë penalisht 5 shtetas për pastrim parash

Shtetasit e proceduar janë nga Durrësi e Tirana e Kavaja dhe flitet për pastrim parash në vlerën e 1 milionë eurove

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale bitcoin.

Këta shtetas dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit 1 milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me bitcoin.

Hetimet po kryhen nga njësia task forcë e prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Aeroportin Nënë Tereza.

Paratë jane futur në Shqipëri nga shtetas izraelitë cash duke shmangur sistemin bankar.

Pajisjet për bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqeruese kane rezultuar false, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi