Iu gjetën 520 gramë heroinë e pastër, Guardia di Finanza arreston dy shqiptarë

400
Dy shqiptarë janë arrestuar nga Guardia di Finanza pasi gjatë kontrollit iu gjetën 520 gramë heroinë e pastër. Dy shqiptarët ishin vënë në shënjestër nga policia pasi, njëri prej tyre kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kohët e fundit i kishte skaduar dhe leja e qëndrimit në Itali. Në kontrollin që iu bë makinës së tyre në një prej rrugëve kryesore të Andria, karabinierët gjetën sasinë e drogës që nëse do të ishte shitur do të kapte vlerën e 40 mijë eurove. Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur.
Sigal