Iu gjet karikator kallashi në valixhe, ndalohet italiani në aeroportin e Rinasit (EMRI)

501
Një person është ndaluar ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Ai është një shtetas italian, i cili u arrestua pasi tentoi të transportonte municione drejt Italisë.
Mësohet se identitetin e shtetasit italian, Stefano Carli. Në bagazhet e tij, skaneri zbuloi një karakator kallashnikovi AK-56.
Carli ka thënë në polici se nuk e ka blere armatimin por e ka gjetur ne metalurgjikun e Elbasanit mes hekurishteve. Policia zbuloi se karikatori ka qenë bosh pa plumba. Pas verifikimeve dhe dhënies së deklaratës në polici Carli është lënë i lirë të udhëtojë drejt Italisë
Sigal