Iu gjet drogë dhe fishekë, pranga 57-vjeçarit në Ishëm të Durrësit (Emri+Foto)

597
Një 57-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap me një sasi lëndësh narkotike si dhe fishekë. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se në pranga ra Gjon Brahe, 57 vjeç, banues në Bizë, Ishëm Durrës. Atij iu sekuestruan 3.134 kg kanabis dhe 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Gjon Brahe 57 vjeç, banues në Bizë, Ishëm Durrës.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, më datë 08.12.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një sasi prej 3.134 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe
• 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se sendet e mësipërme të sekuestruara I përkasin shtetasit të arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet
283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Sigal