Iu gjendet arma gati për ta shkrepur, arrestohen 2 shqiptarë në Latina, i treti dëbohet

439
Sigal

Një skuadër policësh në Latina ka arrestuar dy shqiptarë dhe ka përgatitur dëbimin e një të treti. Arrestimi ndodhi pas një operacioni blic që pasoi disa kontrolle në periferitë e qytetit Aprilia. Në banesën e një burri 41 vjeç, u gjet një revolver i kompletuar me fishekë. Arma, që doli që ishte vjedhur në Romë,  ishte gati për të qëlluar.

Më pas u ndaluar një 38-vjeçar, mbi të cilin u zbulua se rëndonte një urdhër arresti europian për trafik ndërkombëtar droge dhe një dënim 15-vjeçar. I arrestuari u gjet me 35 gr marihuanë dhe 4 gr hashash. U zbulua se ai kishte pasur një emër tjetër 18 vjet më parë, kur ishte kapur nga karabinierët në Gjenova.

Gjatë operacionit, agjentët e Policisë ndaluan një shqiptar tjetët, 46-vjeç që rrinte në mënyrë klandestine;  ai u mor nga Policia dhe do të kthehet në vendin e tij.