Iu “dorëzuan”panikut , ja çfarë iu gjet shqiptarëve gjatë kontrollit të makinës dhe banesës

137

Dy shqiptarë të moshës 44 dhe 34 vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia italiane, pasi në makinë iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.

Shqiptarët u ndaluan ndërsa po lëviznin me makinë në Via Piave.

Shqiptarët u tradhtuan nga nervozizmi i tyre.

Policët ngritën dyshime për qëndrimin e tyre në momentin e kontrollit duke kryer një kontroll edhe më të hollësishëm në makinë.

Nga kontrolli i makinës, policia kaloi më pas në banesat përkatëse, në Albenga dhe Imperia, ku më pas shqiptarët të dy u arrestuan në flagrancë për mbajtjen dhe trafikimin e drogës.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 23 gram kokainë e pastër dhe disa doza marijuanë, 100 euro që konsiderohen pjesë e parave të fituara nga shitja e drogës.