Italiani tenton të kalojë në Portin e Durrësit me dokumente false por ja çfarë i zbulohet nga e kaluara

103
Një shtetas italian është kapur nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false fillimisht, por më pas nga kërkimet në sistem dhe hetimet është zbuluar se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Spanjës të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

• Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali.
Velo, më datë 27.09.2017 është kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë false.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u evidentua se për shtetasin e mësipërm është lëshuar Urdhër Arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë ka lëshuar Urdhrin e Arrestit Nr. PA 640/2017, datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale “Vrasja” parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vjet burg. G.VELO dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur “Paraje CHARCON” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.