Italiani me gomone, thyen kufirin shqiptar. Dyshimet e para

577
Sigal

Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare, në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles”, në Sarandë.

Policia e ka pikasur gomonen, kur po i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë.

Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi.

Sipas burimeve konfidenciale mësohet se 26-vjeçari italian, ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare.

Policia e shoqëroi atë në Komisariatin e Sarandës, ku po merret në pyetje, me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge, në brigjet shqiptare.

Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.