Italiani kthehet nga pushimet në Shqipëri me pistoletë dhe fishekë, por kapet në Bari

572
Një italian ishte nisur nga Shqipëria, ku kishte kaluar pushimet, drejt vendlindjes me pistoletë dhe fishekë fshehur në makinë, u kap në portin e Barit

Italiani udhëtonte me një makinë ku kishte fshehur nën levën e marsheve, një pistoletë dhe pesë fishekë, po u zbulua gjatë kontrolleve në portin e Barit, nga punonjësit e Agjensisë së Doganave.

Burri, një shtetas italian me banim në Bari, ishte duke u kthyer nga Shqipëria, thanë mediat italiane.

Në makinën e tij, ushtarakët dhe agjentët zbuluan një pistoletë me kalibër 9 që ishte prodhuar në Jugosllavi, fishekë por edhe 6.6 kg duhan i fortë, që burri po e fuste ilegalisht në Itali.
Sigal