Italia e riatdheson, për 4 muaj kthehet me pasaportë false

51
talia e riatdheson drejt Shqipërisë si një person të padëshiruar, pasi ishte i lidhur me trafikun e kokainës në zonën e provincë së Trevizos. Por, brenda katër muajsh shtetasi Roland Kibja, rikthehet në territorin italian pasi në Shqipëri pajiset me pasaportë false.
Kibja është riatdhesuar në Shqipëri në maj të këtij viti, si person i lidhur me krimin e trafikut të lëndëve narkotike. Por, i kanë mjaftuar vetëm katër muaj që ai më datë 2 qershor të 2015 të pajiset me pasaportë shqiptare, me identitet të rremë Roland Ambrosia, lindur më 8 mars 1989 në Durrës.
Në këtë mënyrë ai rikthehet në Itali, ku së bashku me të fejuarën e tij rumune sistemohet në një apartament në komunën e Pordenones , po në provincën e Trevizos.
Policia italiane ka qenë duke bërë një kontroll rutinë në këtë zonë, dhe identiteti i shqiptarit iu është dukur i dyshimtë. Për këtë arsye ata kanë shkuar në banesën e Kibjas për një kontroll më të detajuar.