Itali, vritet në një atentat me armë zjarri shqiptari

491
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Itali, në një atentat me armë zjarri që është kryer ndaj tij në Kavalermaxhore, një qytezë e vogël në rajonin e Piemontes.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në të njëjtin atentat, që ka karakteristikat e një larjeje hesapesh, një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur. 
Ngjarja ka ndodhur pranë hyrjes së një klubi nate, kur një makinë i është afruar mjetit ku ndodheshin dy shqiptarët dhe prej andej është qëlluar në drejtim të tyre. 
Burimet mediatike sqarojnë se shqiptari i plagosur ndodhet i shtruar në spitalin e lokalitetit Saviliano, ndërkohë që karabinierët deklarojnë se janë në gjurmët e autorëve.
Sigal