Itali, u dëbua 2 herë nga shteti, arrestohet shqiptari pa leje qëndrimi

392
Tre shtetas shqiptarë janë ndaluar gjatë disa kontrolleve të vendosura në periferi të Romës menjëherë pas një vjedhje të ndodhur në një banesë.
Njëri prej tyre përfundoi në pranga pasi rezultoi i dëbuar 2 herë nga Italia. Ndërsa dy shtetasit e tjerë u morën në pyetje në rajon rreth vjedhjes që kishte ndodhur.
28-vjeçari, Artan Bardhi, ndodhej në Itali pa një leje qëndrimi dhe për këtë arsye u ndalua nga policia italiane.
Sipas autoriteteve vendase ai ishte shoqëruar edhe dy herë të tjera në aeroport për t’u rikthyer në Shqpiëri.
Sigal