Itali/ Sulmohet më thikë 23 vjeçari shqiptar, nga 4 bashkatdhetarët e tij

498
Një 23 vjeçar shqiptar është sulmuar me mjete të forta nga 4 bashkatdhetarët e tij në Milano. Sipas raportit të policisë italiane 4 atentatorët kanë pasur si synim grabitjen e të riut shqiptar, të cilit në fund i kanë marrë portofolin.

Fatmirësisht i riu shqiptar është jashtë rrezikut për jetën, pasi është dërguar menjëherë në spitali ku i është dhënë dhe ndihma e parë.
Sigal