Itali, shqiptarja lyhet me benzinë para pallatit të drejtësisë, do djeg vehten për….

507
Një shqiptare në kulmin e dëshpërimit dhe në një gjendje dramatike është spërkatur me benzine dhe ka kërcënuar ti vërë flakën vetes brenda Pallatit të Drejtësisë në La Spezia, në Liguria të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se avokatë dhe punonjës kanë përjetuar momente tmerri në kohën kur iu shfaq gruaja e tëra e lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë duke kërcënuar se do i vinte flakën vetes.
Për fat të mirë, gruaja, emri i të cilës nuk është bërë me dije, është ndaluar në kohë nga forcat e sigurisë. Ata e mbajtën dhe e penguan që ajo të ndizte çakmakun. Nga hetimet e para mësohet se ndaj shqiptares ishte vendosur një urdhër dëbimi, por nuk ka ende detaje.
Sigal