Itali, shqiptari vret bashkëkombasin për 500 euro

436
Një shqiptar është dënuar në Itali me 15 vite burg, për shkak se ka vrarë me thikë bashkëkombasin e tij në qytezën e Bronit. Sokol Miza u shpall fajtor për vrasjen e Novi Kaçorrit, 23-vjeçar. Hetimet kanë zbuluar se Miza ka patur konflikt me kunatin e Kaçorrit për 500 euro borxh dhe kur ky konflikt u bë fizik, Kaçorri u përpoq ti ndante, por mbeti i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Bronit, ndërsa vendimi nga gjykata u dha sot.
Sigal