Itali, shqiptari ther nga xhelozia 21 vjeçarin

575
Një shqiptar 23-vjeçar, është ndaluar nga policia italiane me akuzën për tentativë vrasje. Sipas mediave italiane, ai akuzohet se i ka qëlluar me thikë në mes të rrugës një tjetër të riu, ky i fundit është dërguar mënjeherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në Castel San Giovanni, në Piacenza dhe sipas rindërtimit të ngjarjeve 23-vjeçari shqiptar dhe 21-vjeçari nga Europa Lindore, ishin miq me njëri-tjetrin.
Ata janë takuar në një apartament në qendër të qytezës dhe zënka ka nisur më pas në rrugë, dy hapa larg kazermës së karabinierëve. Arsyje e sherrit mes tyre, sipas mediave italiane, është një grua dhe xhelozia e shqiptarit. Pasi e ka qëlluar disa herë dhe e ka lënë në tokë në një det me gjak, 23-vjeçari është larguar nga vendi i krimi, për t’u dorëzuar pas disa orësh në polici.
Sigal