Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës

489
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tri ditë më parë në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Konstandin Sotiri, 57 vjeç, ishte punëtor në rrugën e një fshati malor që të çonte në varreza.

Ai ra prej një lartësie prej 20 metrash ndërsa po punonte bashkë me disa kolegë të tjerë.

Edhe pse ekipi i ndihmës së parë mbërriti në vendngjarje me helikopter, ai nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.