Itali, shqiptari hidhet nga pallati, dyshohet për vrasje

437
Sigal

Një  shqiptar 48 vjeçar humbi jetën dje duke u rrëzuar në shesh pushimin e shkallëve të një pallati në rrugën Pantera të lagjes San Fruttuoso në Genova.

Dyshimet e para janë për një vrasje, por nuk përjashtohet ajo e vetëvrasjes.

Policia italiane po heton pasi ka dyshime se 48 vjeçari mund të jetë shtyrë qëllimisht.

Mediat italiane shkruajnë se në pallat po bëheshin punime dhe ka dyshime se mund të ketë pasur sherr mes punëtorëve mes katit të gjashtë dhe të shtatë.
Por nuk përjashtohet as hipoteza e vetëvrasjes.
Djali i tij i ka thënë policisë se nga momenti kur ishte ndarë kishte qenë në gjëndje depresive

“Në një bisedë me të më tha se shpejt nuk do ju shqetësoj më”
Nga verifikimi i telefonatave 2 minuta para se të ndodhet vdekja, është një thirrje telefonike drejtuar të birit