Itali, shqiptari fshehu në airbag, kokainën me vlerë 1 milion euro

467
Një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Peruxhias për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike, e llojit kokainë. Mediat fqinje shkruajnë se i riu kishte fshehur airbag-un, e makinës e tij tip ‘Fiat 500”, 6, 5 kg kokainë e cilësi mjaft të lartë. Shitja e saj, do t’i sillte një përfitim prej 1 milion euro.
27 vjecari shqiptar u ndalua unë superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë. Kanë qenë disa manovra të çuditshme rrugore, të kryera nga korrieri shqiptar i drogës, të cilat kanë shtyrë policinë italiane të ndalojnë automjetin.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thuhet se është me dokumente të rregullta dhe prej disa vitesh ishte rezident në një qytet në veri të Italisë. Në momentet e ndalimit, ai nuk nuk ka ditur të shpjegojë policisë arsyet e udhëtimit të tij në qytetin e Peruxhias.
Nga analizat e kryera nga Policia shkencore italiane u vërtetua se kokaina ishte e pastër 90% , e vulosur në markën TX dhe do të vlente për të konfeksionuar 26 mijë doza.
Sigal