Itali, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Padova, droga vinte nga Shqipëria

352
Një rrjet i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia Italiane në Padova, duke arrestuar 5 persona. Personat e arrestuar janë të gjithë shtetas italianë, ku mes tyre kishte edhe anëtarë të ish bandës mafiozë të Brendas. Mediat italianë shkruajnë se droga vinte nga Ballkani dhe kryesisht nga Shqipëria.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia janë bastisur disa shtëpi, ku janë sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike dhe një shumë parash prej 165 mijë euro. Ndërkohë, bëhet e ditur nga Policia e Padovës se personat e arrestuar zhvillonin veçanërisht nja aktivitetet ndërkombëtar të trafikimit të drogës.
Sigal