Itali, shkatërrohet grupi kriminal, 16 në pranga, mes tyre 9 shqiptarë

460
Policia italiane ka shkatërruar një grup kiminal që merrej me trafikun e drogës dhe prostitucionit në Viareggio. 16 persona janë arrestuar ku mes tyre 9 janë shtetas shqiptarë.
Hetimet e policisë italiane kanë filluar që në muajin shtator, ndërsa operacioni i stotëm është koduar “Labirinti”, ku nga ky operacion është mësuar mënyra e funksionimit të këtij grupi kriminal që sipas policisë italiane ishte i mirëstrukturuar. 
Gjithçka nisi duke ndjekur gjurmët e disa prej pjesetareve te bandes që sillnin sasive të konsiderueshme të marihuanës nga Italia veriore (Milano dhe Borgomanero) duke zynuar tregun e lulëzuar të drogës në Versilia. Pas gjurmimit të trafikanteve, policia arriti të identifikojë një grup të shqiptarëve që kujdesej të kryente dërgesat dhe pastaj nga ana tjetër e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë. 
Boshtin kryesor të bandës e mbanin 6 shqiptarë, ndërsa shefi i tyre ishte 29 vjeçari Tauland Marku. Një tjetër figurë e shquar në organizimin e grupit sipas policisë italiane ishte dhe shqiptari Markeldo Dragusha, përgjegjësi për prostitucionin. 
Gjithashtu pas kontrolleve në 15 banesa janë sekuestruar 115 gram kokainë, 108 gr hashash, 2 kg marijuanë, një gram heroine si dhe 32.000 euro.
​Shqiptarët e arrestuar në Itali: Taulant Marku, Mareldo Dragusha, Kreshnik Lleshi, Dritan Selmani, Bledar Marku, Miklovan Legisi, Mareglen Mhillaj, Gentjan Cizmja dhe Mareldo Dragusha
(Në foto disa nga të arrestuarit: Giulio Bianchi, Dragusha Mareldo, Ghaouari Oussama, Francesco Gherardi, Legisi Miklovan, Llesci Kreshnik, Maurizio Mari, Tauland Marku, Bledar Marku, Mareglen Mhillaj, Narciso Cristian Petrucci, Luca Poli, Davide Quarta
Sigal