Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

38
Policia Italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë Italo-Shqiptare të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se 20 persona janë arrestuar, ku 15 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 5 italianë.
Sipas policisë italiane, gjatë hetimit u zbulua një laborator në Altamura, që përdorej për përgatitjen dhe paketimin e drogës. Ndërkohë që gjatë kontrollit u sekuestrua 13.5 kg heroinë, e cila arrinte një vlerë shitjeje me pakicë deri në 1 milion euro.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni ka nisur pak kohë më parë dhe do të vazhdojë edhe në Puglia, Toskanë dhe Abruxo. Nuk bëhen ende të ditur emrat e personave të ndaluar e as atyre ne kërkim.