Itali, shkatërrohet banda e drogës, drejtohej nga futbollisti shqiptar i Superligës

427
6 persona janë arrestuar në Durrës dhe 19 persona në rajonin e Toskanës e Venetos, kryesisht në qytetet; Peruxhia, Pistoja, Luka, Piza, Firence dhe në Gjermani, në bashkëpunim të ngushtë mes tre vendeve gjatë finalizimit të operacionit të koduar “RICARICA 2013″.
Personat e arrestuar në Shqipëri për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe krijim të organizatave kriminale janë Kastriot Dyrmishi, Artur, Edmond, Guido Tepshi dhe Luan Tepshi, si edhe Laert Teneqexhi të gjashtë me banim në Durrës, ndërsa policia italiane dhe ajo gjermane ende nuk ka publikuar emra.
Ndaj këtyre personave ka dalë një urdhërarresti i gjykatës së Firencës që daton në mars 2015. Në itali operacioni i koduar “Rikarika 2013″, nisi më 15 korrik të 2012, pas vrasjes së një qytetari shqiptari në qytezën Fucechio të provincës ë Firences.
Për drejtësinë italiane kjo organizatë kriminale nga korriku i 2013 e deri më qershor të 2014 ka trafikuar të paktën 15 kg kokainë. Kokaina importohej nga Holanda e shpërndahej më pas në tregun italian. Pothuajse cdo javë shuma të mëdha parash deri në 300 mijë euro trasportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë.
Në konferencën e shtypit mbajtur sot në Prokurorinë e qytetit të Firences ndër 19 të arrestuarit është dhe një futbollist 24 vjecar shqiptar që luan në superligën shqiptare.
Futbollisti 24 vjecar i diplomuar në fakultetin juridik, është djali i një sipërmarrësi të njohur shqiptar e konsiderohet si kreu i kësaj organizate kriminale.
Gjatë përgjimeve telefonike nga policia italiane futbollisti shqiptar qe shprehur se synonte të hynte në forcat e policisë shqiptare e më pas të konkuronte për tu bërë gjykatës shteti.
Sigal