Itali, prostitucion me të mitur, arrestohen 11 persona, mes tyre një peshkop

42
Policia italiane e qytetit të Bergamos ka ekzekutuar sot urdhër arrestin ndaj 11 personave me akuzën e pedofilisë, marrëdhënieve seksuale me të mitur e prostitucion minoren . Mes tyre nën pranga janë vënë një peshkop i dioqezës së Bergamos, një punonjës i forcave të rendit e një trajner futbolli në sektorin e të rinjve.
Operacioni i autoriteteve italiane është shtrirë në provincën e Monzës, Breshës, Milano, Pavia, Brianza e Bergamo. Hetimet kanë mundur të zbardhin identitetin e 4 minorenëve të cilët prezantoheshin në rrjetet sociale si mazhorenë duke ofruar marrëdhënie seksuale në vende të rastësishme kundrejt shkëmbimit të dhuratave e shuma parash.
Sipas policisë italiane rastet kanë qënë të shpeshta e raportet seksuale konsumoheshin në shumicën e rasteve në parkingjet e qëndrave tregtare, në automjete, në banesat e personavve të arrestuar, në vende argëtimi publik etj.
Është përfshirë në këtë skandal peshkopi At Diego Rota i dioqezës së Bergamos me shërbim pranë famullisë së komunës Solza. “Akuzat e rënda kanë shkaktuar tek Peshkopi e komuniteti ynë fetar një habi e dhimbje të thellë, shkruhet në komunikatën zyrtare të shtypit të Kurisë së Bergamos. U jemi pranë të gjithëve që po vuajnë nga kjo ngjarje e pa harruar askënd. Për të garantuar shërbimin ndaj komunitetit tonë fetar në Solza do të emërojmë një administrator të ri të famullisë… Dëshrojmë me zemër që e vërteta dhe drejtësia të konfirmohet sa më shpejt.”
11 personat ndodhen në urdhër arresti shtëpiak e 10 persona të tjerë janë nën hetim në gjëndje të lirë.