Itali, pranga 32 vjeçarit shqiptar, kapet me 1 kg kokainë

143
Autoritetet italiane kanë mundur të vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi është kapur duke transportuar 1 kilogram lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe një sasi më të vogël heroine.
Burime nga policia italiane bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi i identifikuar si Edison Isufi, 32 vjeç.
Ai u prangos në qytetin e Viçencas pas kontrollit që një patrullë e policisë italiane ndërmori në mjetin e tij, ku u gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike.
Ndaj tij u mor menjëherë masa e arrestit, ndërkohë që po hetohet nëse 32-vjeçari është pjesë e ndonjë grupi të organizuar që merret me shpërndarjen e drogës në Itali.