Itali/ Përplasje me armë mes dy bandave në Milano, plagosen dy shqiptarë

404
Përplasja me armë mes dy bandave në Itali pak pas mesnate, ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë. Nga mënyra sesi ka ndodhur ngjarja, sipas policisë italiane dyshohet se bëhet fjalë për një “larje hesapesh” mes dy bandave. Pas orës 2 të mëngjesit të sotëm, banorët rrugës “Oxilia” pranë stacionit qendror në Milano, u zgjuan nga të shtënat me armë zjarri. Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 33 vjeç, të dy të plagosur në këmbë.

banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi kanë parë nga ballkoni i banesave të tyre, dy persona të shtrirë në rrugë. Të plagosurit u dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia po heton për ngjarjen, dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Sigal