Itali, operacion i gjerë antidrogë, arrestohen dhe disa shqiptarë

522
Me urdhër të Prokurorisë italiane e vendim të Gjykatës së Raguzës janë ekzekutuar urdhërndalimet për 18 persona, mes tyre shtetas shqiptarë, tunizianë dhe italianë. Akuza ndaj tyre është trafik i lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në banesa ku është sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike.
Ata zotëronin dhe furnizonin tregjet e shitjes së drogës në komunat siciliane të Comiso, Santa Croce Camerina e Ragusa.
Plot 90 trupa policorë të Komandës Provinciale të provincës së Raguzës morën pjesë në operacion. Në mesditë gjatë një konference për mediat, Komanda Provinciale e Raguzës pritet të zbardh detajet e operacionit.
Sigal