Itali/ Nuk pranonte divorcin, shqiptari rreh barbarisht ish-gruan me gërshërë

458
Një 43-vjeçar e ka pësuar keq, pasi ka dhunuar barbarisht ish-gruan e tij, ndërsa e ka bërë atë për spital. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen Palombinës të Ankonës në Itali. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet nuk ka pranuar fundin e martesës me 33-vjeçaren shqiptare, me të cilën ishte divorcuar dy vite me parë.
Ndonëse ata ishin ndarë me vendim gjykate, ai i dërgonte asaj mesazhe kërcënuese. Mes të tjerash ‘Ogginotizie’ shkruan se ai kishte pasur qëndrime të dhunshme ndaj saj, madje i kishte thëne se do ta rrëmbente.
Pas ankesave të gruas shqiptare, gjykata kishte nxjerrë dhe urdhër ndalimin për shqiptarin. Pavarësisht këtij fakti, shqiptari nuk është stepur nga urdhri i ndalimit, ndërsa sulmoi të shtunën ish-gruan e tij me mjete të forta, ndërsa thuhet se ka përdorur një palë gërshërë kopshti.
Pas dhunimit nga ish-burri, gruaja ka përfunduar në spital, ndërsa mjekët pohuan se ai i kishte thyer dorën. Pas raportimit të ngjarjes, karabinierët në stacionin Collemarino bënë të mundur ndalimin e 43-vjeçarit, i cili akuzohet për ‘dhunë’ dhe ‘përndjekje’.
Sigal