Itali, në pranga shqiptari, kapet me 1 kg hashash në makinë

424
Një shqiptar është kapur me 1 kg hashash në makinën e tij në Bari të Italisë ditën e djeshme (28 shtator), dhe për këtë ka përfunduar në pranga. Policia lokale e zonës Santeramo e arrestoi 36-vjeçarin shqiptar pranë vendit ku banonte nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Karabinierët gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ndaloi makinën e tij, një Volksëagen Passat, shkruajnë mediat italiane.

Qëndrimi nervoz i 36-vjeçarit gjatë kontrollit operativ çoi në kryerjen e një kontrolli më të detajuar. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasme të makinës, autoritetet italiane zbuluan 10 pako me hashash nga 100 gram secila. Kërkimet e mëtejshme bënë që karabinierët të gjenin disa materiale të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, e që më pas u sekuestruan.
Sigal