Itali, mashtroi mikun e tij duke i marrë 100.000 $, ekstradohet 49-vjeçari nga Fieri

520
Ekstradohet nga Italia shtetasi 49-vjeçar Artur Beqo, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit nën akuzën e mashtrimit.
Burime nga Policia e shtetit njoftojnë se 49-vjeçari, i lindur dhe banues në Fier në datë 21 maj 2013 me urdhër gjykata është vendosur nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrim”.
Ky vendim i gjykatës së Fierit erdhi pasi më muajin nëntor 2008 , shtetasi Artur Beqo i ka marrë borxh shumën 100.000 dollar duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më borrxhin shtetasit L.R.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal